Këngëtarja Rovena Stefa, e cila prej disa kohësh ka ndërruar stacionin e jetesës së saj duke u vendosur gjatë pjesës më të madhe të vitit në Kosovë, e ftuar në një program radiofonik ka thënë se nëse një ditë do të jetë shtatzënë, nuk do t’i pëlqente të pozonte e zhveshur, sikurse ka bërë së fundmi Aurela Gaçe në kopertinën e një reviste.

Në fakt, Rovena është pyetur nga moderatori në lidhje me foton e Aurelës, (që të kuptohemi!), jo se ajo ka ndonjë gjë me kolegen e vet.

Sa i takon planeve profesionale, Rovena ka thënë se po punon që së shpejti të hapë produksionin e saj muzikor, ndërsa këto ditë do të publikojë këngën e saj më të re me klip “Kanagjeqi”.

Sipas saj, kjo jo vetëm që do të jetë kënga më e mirë e realizuar ndonjëherë prej këngëtares, por duke qenë se teksti flet për një dasmë, ajo do të ishte dakord edhe nëse kjo fabul bëhet realitet dhe princi i saj do të ishte nga Kosova. /standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here