Kohët e fundit, ajo është shumë e zënë me projektet e radhës, si dhe për rregullimin e agjendës së nxehtë të koncerteve për këtë verë në shumë vende ku jetojnë shqiptarët.

Këngëtarja e njohur shqiptare, e cila për momentin po jeton në Kosovë, Rovena Stefa, është duke përgatitur këngë të reja, një video në 3D, që do të jetë ndoshta videoja më e kushtueshme dhe më e mirë e Rovenës deri tani, madje dhe në gjithë tregun.

Pamjet për këtë videoklip do të xhirohen në pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në disa pika turistike shumë të njohura, ndërsa në post-produksion do të punohet me teknikat më të fundit në 3D. Mes shumë këngëve dhe klipeve të reja Rovena është duke përgatitur edhe një album të ri me këngë të kënduara ”live”, që do të përmbajë këngë popullore me motive nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe këngë të reja e të vjetra, të cilat i ka kënduar këngëtarja më herët.

Në anën tjetër, këngëtarja së bashku me menaxheren e saj, motrën Elisa, është duke punuar për një sezon shumë të ngjeshur veror, ku Rovena këtë verë përveç angazhimeve të shumta që ka në mbrëmje e dasma shqiptare, do të jetë përsëri prezentë në bregdetin shqiptar për të kënduar pothuajse çdo natë për fansat e saj. Për të përmbyllur këto plane, Rovena Stefa ka realizuar një fotosesion shumë sensual dhe provokativ tek fotografi i ri Veton Osmani, ndërsa fotot janë të stilit elegant-sensual, madje shkojnë deri në provokuese.

Projekti më serioz në karrierën e saj do të jetë organizimi dhe drejtimi i një show-programi të ri në Kosovë që do të jetë në ETV, një televizion me mjaft të ardhme”, thekson në prononcimin e saj Elisa, menaxherja e këngëtares Rovena Stefa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here