Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Vushtrrisë, organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, familja me emrin legjendar Jashari me përfaqësuese talenten më të re, Sala Jashari, dhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rovena Stefa, promovuan këngën e tyre “Amaneti”.

Këto dy emra të njohur u bashkuan për të dhënë mesazhin të bashkimit dhe vëllazërisë shqiptare.

Sala Jashari, vajza e gjeneral Musa Jasharit, e cila ende nuk i ka mbushur të 14-tat mban një emër të madh mbi supet e saj, atë të gjyshes së rënë dëshmore për lirinë dhe pavarësinë e atdheut.

Ajo i bashkohet një emri të njohur të muzikës shqiptare, këngëtares Rovena Stefa, për të përcjellë amanetin e të parëve: Bashkimin e Kombit Shqiptar!

Ne këtë 100-vjetor të pavarësisë, më shumë se kurrë, shfaqet përmes këngës dëshira e kamotshme e shqiptareve për të qenë të bashkuar në një flamur. Së shpejti Rovena dhe Sala do të publikojnë edhe videon e këtij dueti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here