rovenastefaPër pak klikime më shumë në internet, duket se gjithkush është gati të bëjë gjithçka.

Tashmë që është fakt se nëpërmjet Youtube mund të fitosh para, “lufta” bëhet edhe më e egër.

E fundit e cila ka reaguar mjaft ashpër është Rovena Stefa, e cila mban edhe statusin e ndër më të kilikuarave në internet.

Ajo denoncon kanalin “Arkiva Shqip” për vjedhje. Por nuk mbetet me kaq, së fundi Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të re “Fake”, ku ndër të tjera ajo i quan kolegët e saj “palaço”, e cila duket se Rovenës i ka “djegur”.

Reagimi i plotë i Rovena Stefës

Kolegët e mi kengetare , ruajuni nga Arkiva Shqip! Ky mashtrues i madh mban me dhune të drejtat e kengeve tona në youtube! Ai na vjedh duke shfrytëzuar mundin tonë shumëvjecar, kënget dhe videot tona në youtube duke fituar të ardhurat tona. Që të shkëputesh nga Arkiva Shqip duhet të marrësh avokat gjerman i cili të kushton më së paku 10000 euro, që të gjithë ne e dimë se është e papërballueshme për artistët shqiptare. Pra, Aldor Nini, duke shfrytezuar emrin e motres së tij Enxhi Nini, këngëtare dikur në Shqiperi, i ka bërë lidhjet me artistët, të cilët kanë nënshkruar nën mirëbesim.

Aldor Nini vazhdon të sulmojë artistet shqiptare edhe përmes emisionit “Thumb” në youtube dhe dy marionetave naive por të etura për famë Fatma e Aulona që po “kakarisin” emrat e të gjithë këngëtarëve më të famshëm sepse e dinë se shikimet e emisionit do t’u paguajnë atë pak rrogë që marrin. Dhe Aldor mashtruesi i përdor mjaft mirë këto 2 palaco ( pikerisht se ku e dëgjova këtë fjalë këto ditë që ishte përdorur nga i njëjti klan për të share të gjithë ne këngëtarët) për të mbajtur peng artistët shqiptarë!

Prandaj të dashur kolegë, mos firmosni letra nga Arkiva Shqip, ato janë letrat e vjedhjës masive, ato janë letrat e burgut tonë! Më falni ju miqtë e mi që po ju shqetësoj më këtë deklarate, por sot e shoh si mënyren më të drejtë për të shprehur pa deformime të vertetën.

Burimi: Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here