Dihet tashmë që kënga ‘Malli’ e këngëtares të njohur Rovena Stefa është kënga shqiptare më e klikuar në kanalin YouTube, me 16 milionë.

Ne si gazetë mësuam nga kompania “Kristal” në Shqipëri se ka konfirmuar për këtë këngë si më e klikuara, sidomos gjatë dy vjetëve të fundit.

Ndërsa një tjetër dëshmi për shikimet e kësaj video është se afro 7 milionë klikime që kjo video ka, edhe në një tjetër version hedhur në YouTube nga kompania ‘Pixels’. Gjithashtu, mësuam se Rovena Stefa ka fituar 20 mijë euro nga klikimet e kësaj video.

Ky është më në fund një lajm i mirë për artistët, të cilët të paktën mund të paguhen në këtë formë, duke ditur se ende ligjet nuk zbatohen për të drejtat e këngëtarëve, siç ndodh kudo në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here