Këngëtarja Rovena Stefa gjatë javës së kaluar u përfol shumë nga mediat , pasi kënga e saj “Mall” kishte mbi 16 milionë klikime ne YouTube, një shifër kjo që dukej disi e pabesueshme.
Kjo shifer klimkimesh, e përkthyer ne para i bie te jete 20.000 euro. Kete e ka konfirmuar per mediat shqiptare menaxherja e këngëtares, duke bere te ditur se shikimet në YouTube përfshijnë edhe kontinente të tjera përveç Europës.
Ndersa kompania e cila ka kontratë me Rovena Stefën për publikimin e këngës së saj “Mall”, ka sqaruar akoma më shumë këtë çështje.
“Kompania Google dhe kompania jonë marrin masa të forta për të ndaluar falsifikimin e shikimeve dhe i monitorojmë shikimet në mënyrë të rregullt për video te dyshueshme. Në lidhje me këngën “Mall”, mund t’ju shpjegoj shumë thjesht pse ka aq shumë shikime. Personi qe e ka shkarkuar videon fillimisht, ka vendosur një titull erotik, dhe jo titullin e vërtetë të këngës. Gjithashtu këtë gjë e ka bërë edhe në fjalët kyçe. Si rrjedhim, kur personi kërkon për video erotike, njëra nga ato video faktikisht është ajo e këngës “Mall”, ka bere te ditur per “Panorama”,  Ador Nini, drejtor i kompanisë gjermane “Acromax GmbH”.

Me tej ai ka sqaruar se kjo nuk do te thote se shikimet  janë të manipuluara, pra të rritura në mënyrë false, por këtë video e kanë parë si rrjedhojë e makinës së kërkimit në YouTube.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here