Edhe pak orë kanë mbetur deri në spektaklin “Zhurma Show Awards 2011’, ndërsa në Prishtinë tashmë artistët kanë nisur të arrijnë.

“Zhurnal Plus” mëson se edhe këngëtarja Rovena Stefa është bërë gati për këtë ngjarje, madje vetëm dy ditë para spektaklir ajo ka qenë në një nga klubet e Prishtinës duke u argëtuar me miqtë e saj, siç  shihet edhe në këtë foto. Rovena në “Zhurma Show” është e nominuar në dy kategori, ndërsa do të ketë një performancë shumë interesante gjatë spektaklit.

Sipas “Zhurnal Plus”, artistja do të duket si një mbretëreshe, në kokë do të ketë një kurorë që peshon 650 gramë e punuar nga filigrani dhe e gjitha në argjend, por që kjo është kurore unike dhe është dizajnuar vetëm për Rovenën.

Edhe veshja e saj do të jetë shumë e veçantë, ndërsa bukurisë së kurorës së argjendtë do t’i shtohen edhe gurët e çmuar smeraldi dhe Swarovski.

Rovena do të shoqërohet në tepihun e kuq nga motrat Elisa dhe Irva. Kjo e fundit është e nominuar për “Best New Artist” dhe është pretendente e fuqishme për ta fituar këtë çmim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here