Ajo është një nga këngëtaret më “IN” kudo në hapësirën shqiptare, madje edhe atëherë kur ajo nuk jep asnjë prononcim mediat duan të shkruajnë për të, duke e komentuar edhe folur sipas qefit pa e pyetur artisten.

Kjo është këngëtarja Rovena Stefa e cila e pyetur nga gazeta jonë për nismën mbi shtypin rozë, propozuar nga Kryeministri Sali Berisha, thotë se më në fund u ndez një dritë jeshile në tunelin e errësirës së paditurisë në shtypin “rozë”.

Sipas këngëtares së mirënjohur me këtë ndryshim në ligj secili që shkruan mbi jetën private, apo profesionale të përsonave publikë, kryesisht këngëtarëve do të mendohet shumë mirë të mos tjetërsojë, shpifë apo komentojë të dhënat që zotëron, në shërbim të intersave të tij personale apo të medias.

Këngëtarja ka treguar se në këtë mënyrë do të zhvillohet shtypi ynë në formë demokratike, dhe duke e pasqyruar lajmin me foto konkrete të personit publik në kohën dhe vendin ku ka ndodhur ky lajm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here