Sigurisht me kaq vite eksperience në skenë, përfshi këtu edhe gustot e tyre, ato janë bërë edhe etalon mode për shumë.

I kemi takuar në dy aktivitete të njëpasnjëshme dhe ato na e kanë vërtetuar më së miri këtë. Në ceremoninë e çmimeve “Kult” këngëtaret, Rovena Dilo dhe Eranda Libohova (të cilat kanë qenë edhe anëtare jurie për kategorinë e Muzikës) janë veshur vërtetë shik; Rovena me një fustan me lule mjaft pranveror dhe klas, ndërsa Eranda kishte zgjedhur një fustan me ngjyrat e tokës, kafe dhe bezhë të stiluar me temina, të cilat i jepnin vërtetë shkëlqim.

Nuk kanë munguar as në premierën e filmit “Sex and the City”, ku këtë herë ishin më sportive, por përsëri në qendër të vëmendjes!/balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here