Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu, ka realizuar videoklipin e këngës ”Pafundësi”.

Muzikën e kësaj kënge që i përshtatet stinës së verës e ka punuar Kledi Bahiti, ndërsa teksti është shkruar nga Zhaku.

Rosela po e përmbyll bukur muajin muajin korrik, të cilin e filloi me paraqitjen e saj si drejtuese e Festivalit të 50-të Mbarëkombëtar të Këngës për Femijë në Shkodër, që shënoi rikthimin në skenë, pas vdekjes së babait të saj.

“Rikthimi im në skenë i dedikohet babait tim, i cili u lumturua shumë kur unë mora ftesën për të qenë prezantuese e Festivalit.Ai ma la amanet këtë. Meqë ditët e fundit ishte shumë sëmurë, më tha që çfarëdo të ndodhte unë duhet ta pranoja këtë ftesë ”, kishte thënë Rosela atëbotë.

Sipas saj, i ati ka qenë shtysa kryesore për çdo hap që Rosela ka bërë, ndaj çdo sukses ia dedikon vetëm atij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here