Këngëtarja Rosela Gjylbegu, ka kaluar edhe këtë verë e angazhuar me koncerte dhe punën në administratën e Kuvendit të Shqipërisë, ku mbulon çështjet e barazisë gjinore në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun pranë kreut të Kuvendit, Topalli.

Suksesin skenik, Rosela nuk e mbështet tek provokimet e turmave dhe pamja e jashtme, por tek aftësitë artistike.

“Falë Zotit, sot çdokush bën atë që dëshiron dhe çdokush pëlqen atë që i përshtatet shijeve të veta. Kolegët e mi kanë bërë zgjedhjet e veta. Por unë nuk jam modele të pretendoj të pëlqehem si e tillë”, thotë Rosela për mediat shqiptare

Ndonëse ka shumë vajza të skenës që bëjnë këngëtaren, që brohoriten dhe duartrokiten shumë për veshjen apo pamjen provokuese, Rosela nuk e pëlqen këtë model.

“Për mua më rëndësi është që të pëlqehem, e të vlerësohem për zërin, për emocionin dhe sinqeritetin, edhe për mënyrën se si unë flas e përçoj mesazhe tek publiku. Sigurisht edhe për pamjen time, por unë nuk jam modele të pretendoj të pëlqehem si e tillë. Pamja është një element i rëndësishëm i botës së artit, por jo më e rëndësishmja. Janë një kompleks gjërash që plotësojnë një artist, ” ka shtuar Rosela.

Sipas saj, është koha ajo që do na tregojë se kush do t’i rezistojë gjatë tregut dhe simpatisë se publikut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here