Rosela GjylbeguRosela Gjylbegu është një ndër këngëtaret që synon të ketë muzikë sa më cilësore dhe të jetë vërtet profesioniste.

Gjatë gjithë kohës është e rrethuar nga artistë me eksperiencë dhe dëshiron të marrë prej tyre më të mirën.

Edhe këtë vit Rosela Gjylbegu do të jetë përsëri pjesëmarrëse e ‘Këngës Magjike’, një festival muzikor ky të cilin e ka shumë përzemër dhe synon të japë maksimumin e saj.

Duke dashur që performimi i saj të mbetet surprizë për këtë eveniment, Rosela rrëfen pak, për të intriguar sa më shumë publikun e saj ndërkohë që na tregon disa detaje nga e përditshmja e saj si dhe gjykimi që ka për muzikën momentale në treg.

Rosela je përsëri pjesë e ‘Këngës Magjike’. Si ndihesh këtë vit teksa do prekësh edhe një herë më shumë skenën e Pallatit të Kongreseve?
Ndjehem shumë mirë që jam përsëri pjesë e këtij aktiviteti. Për mua konsiderohet një festival i rëndësishëm dhe jam e kënaqur që jam përsëri pjesëmarrëse.

Patjetër që materiali muzikor do të jetë një surprizë. Mund të na zbulosh pak nga kjo dhe cilët janë autorët me të cilët ke zgjedhur të bashkëpunosh?

Këtë vit mund të them se vij përsëri ndryshe. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me një këngëtare të cilën e vlerësoj shumë. Ajo është Eliza Hoxha dhe ç’është e vërteta kam fatin ta kem shumë mikeshë.

Është një kompozim i Darko Dimitrov ndërsa teksti i përket vetë Eliza Hoxhës. Nuk dua të zbuloj më shumë, dua që gjithçka të mbetet surprizë për netët e festivalit, aty ku dhe do të shfaqemi përpara publikut.

Kur flitet për ndryshim, kjo do të ndodhë edhe në look?Në fakt është ende shpejt për të folur për look-un.Jemi në punë e sipër për t’u përgatitur ndaj edhe kjo do të mbetet një surprizë. E rëndësisshme është që do të vijmë ndryshe.

Si e organizon Rosela një ditë të vetën dhe sa pjesë e kohës përqendrohet tek muzika?Ah, një ditë e imja është shumë intensive edhe pse ndonjëherë lodhem. Por, fakti që jam aktive më bën të ndjehem shumë mirë. Muzika më shoqëron kudo në Mp3-shin tim që e marr kudo me vete.

Dëgjoj muzikë sa të mundem dhe kudo eci me muzikën time të preferuar. Gjithë kohën: në shtëpi, në rrugë, në punë. Më shoqëron në çdo gjë. Për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe më bën të jem energjike.

Suksesi yt i deritanishëm kujt i dedikohet?Ia dedikoj prindërve të mi së pari që më mbështesin në çdo hap që hedh. Iu jam mirënjohëse për çdo gjë, por gjithashtu edhe miqve dhe dashamirësve të mi të cilët më motivojnë të punoj edhe më shumë.

Cili është vlerësimi yt për muzikën. Mendon se është në nivelet e kënaqshme përsa u takon materialeve muzikore, por edhe këngëtarëve?

Ç’është e vërteta unë nuk mund të gjykoj askënd, fundja gjithsecili është i lirë të bëjë atë që ndjen. Sigurisht që më vjen keq që këto kohë kanë dalë në treg shumë pseudokëngëtarë, por kjo është diçka që me kohën do të ndryshojë, do jetë vetë kjo e fundit që do i selektojë.

Ke pasur një verë të ngjeshur me koncerte? Ku je ndier më mirë?
Kam pasur fatin të lëviz shumë këtë sezon veror. Kam pasur mundësinë të këndoj në qytetet kryesore të vendit duke përmendur këtu Shkodrën, Vlorën, Korçën, Fierin si dhe padyshim, kryeqytetin, Tiranën.

Nuk mund të veçoj asnjë vend në fakt. Të gjitha kanë qenë koncerte shumë të bukura. Kudo jam pritur shumë mirë. Jam ndjerë shumë e vlerësuar. S’ka gjë më të bukur kur sheh dhe dëgjon që njerëzit këndojnë bashkë me ty.

Angazhimet më të shpeshta?
Mundohem të bëj një jetë aktive. Mundohem ta organizoj ditën në mënyrë sa më të bukur. Dal me miqtë e mi dhe lexoj shumë.
Pra marrëdhëniet me librin janë të ngushta?

Shumë të ngushta. Më pëlqen të lexoj. Jam edukuar që e vogël pasi prindërit e mi lexojnë shumë dhe kjo ka ndikuar tek unë. Gjithmonë orët e vona para se të fle, lexoj.

Aktiviteti më i afërt?
‘Kënga Magjike’ dhe përgatitjet për këtë aktivitet./Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here