Sot në mbrëmje, në qendër të qytetit të Shkodrës do të mbahet nata e parë e Festivalit Kombëtar të Fëmijëve.

Drejtimi i këtij eventi i është besuar këtë vit këngëtares së dashur Rosela Gjylbegu dhe aktorit simpatik, Julian Deda.

Në një intervistë për “Summer Pages”, shkodrania e ëmbël rrëfen emocionet që i ka falur kjo eksperiencë e re në jetën e saj, si dhe fl et për humbjen e madhe që ka përjetuar kohët e fundit.

Babai i saj është ndarë nga jeta, duke i lënë këngëtares së talentuar një amanet. “Rikthimi im në skenë i dedikohet babait tim, i cili u lumturua shumë kur unë mora ftesën për të qenë prezantuese e Festivalit”, – thotë këngëtarja mes rreshtash. Sakaq ajo ndan me ne edhe projektet e reja në muzikë…

Rosela, nesër në Shkodër nis “Festivali Kombëtar i Këngës për Fëmijë”, në të cilin ti do të jesh prezantuese. Cilat janë ndjesitë që po të shoqërojnë përpara nisjes së kësaj përvoje? Të jesh mes fëmijëve s’ka se si të ndihesh ndryshe përveçse mrekullueshëm e plot me energji pozitive. Rikthehesh në ‘skenën’ e Festivalit ku ti u rrite. Cilat janë kujtimet që të vijnë ne mendje?

Shumë nostalgji, kujtime të papërsëritshme. Në këtë skenë fillova të besoj se ëndrrat bëhen realitet (qesh).
Këto ditë ke qenë më shumë se kurrë afër fëmijëve. Si e sheh brezin e ri të këngëtarëve? A janë dhe ata po aq të talentuar sa brezi yt?
Të jashtëzakonshëm, plot energji! Janë një e ardhme shumë e mirë. Pastaj Shkodra njihet për talentet e saj. Siç e keni vënë re mbizotërojnë në çdo kompeticion muzikor që zhvillohet në Shqipëri dhe e gjithë kjo falë punës së madhe të drejtorit të “Qendrës Kulturore për Fëmijë – Shkodër” dhe gjithashtu dirigjentit të Festivalit Z. Kujtim Alia, por edhe gjithë stafit të tij.
Bashkë me ty në prezantim do të jetë edhe Julian Deda. A është partner komod? Apo të vë ndonjëherë në siklet me batutat e tij?
Juli është një partner fantastik, shumë komod dhe aspak i sikletshëm. Përkundrazi më ka lehtësuar punën, më bën vetëm për të qeshur. Por gjithashtu është shumë i përgjegjshëm dhe serioz. Një kënaqësi e jashtëzakonshme të punosh me të.
Rosela këto jave ti ke humbur edhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën tënde, babain. Sa të vështirë e pate rikthimin në skenë?
Është e vërtetë dhe pikërisht rikthimi im në skenë i dedikohet babait tim, i cili u lumturua aq shumë kur unë mora ftesën për të qenë prezantuese e Festivalit. Ai ma la amanet këtë. Meqë ditët e fundit ishte shumë sëmurë, më tha që çfarëdo të ndodhte unë duhet ta pranoja këtë ftesë. Ka qenë shtysa ime kryesore për çdo hap që kam bërë, ndaj unë jam sot këtu dhe këtë dua t’ia dedikoj vetëm atij .
Na trego diçka më shumë për relatën që kishe krijuar me babin?
Unë kam qenë me shumë fat që kisha një baba si ai! Një njeri i jashtëzakonshëm, jo vetëm baba, por shok. Kam pasur një lidhje tepër të veçantë me të e nuk është aspak e lehtë për mua. Gati -gati më duket e pabesueshme akoma sot, por ai ka lënë një mirësi e një pozitivitet në familjen tonë saqë çdo herë që e kujtojmë, e kujtojmë për çdo gjë të mirë e të bukur që ai ka bërë. Nuk e kam të lehtë të flas e ndoshta s’mjafton një intervistë për të folur për mitin tim, por e ndjej që e kam bekimin e tij në çdo hap.
Amaneti i babait tënd ishte që ti t’i vazhdoje të gjitha projektet në muzikë.
Po, amaneti i tij ishte që unë të realizoj të gjitha projektet që kisha nisur edhe pse për mua është ende shpejt pas kësaj dhimbjeje, por po marr kohën e duhur.
Dhe ti duhet ta vazhdosh muzikën sepse publiku mezi pret një krijim të ri prej teje. Cilat janë planet e tua?
Kënga ime më e re është gati prej disa javësh e më vjen mirë që edhe im atë arriti ta dëgjonte. E pëlqeu. Shumë shpejt unë do të realizoj dhe klipin, një produksion i Kleidi Bahitit dhe studios “Threedots”. Diçka krejt ndryshe që uroj të mirëpritet nga publiku shqiptar.
Kënga jote e fundit në bashkëpunim me Sinan Vllasaliun rezultoi një prej më të pëlqyerave. Ishte kjo në pritshmëritë e tua?
Absolutisht po dhe jam shumë e lumtur kur vlerësohet puna e bërë me aq dashuri e përkushtim.
Vetë Rosela e ka gjetur ‘Formulën e Lumturisë’? Nëse po, ndaje dhe me ne.
Nuk bëj komente për këtë.
Mirë, do na thuash të paktën në dashuria është pjesë e kësaj formule?
Dashuria është mbi të gjitha.
Ti i këndon të gjitha rrymat. Ku e ndjen më mirë veten në këngën popullore, apo në atë të lehtë?
Unë e dua shumë muzikën dhe ndihem mirë në të dyja zhanret. Ky është pasioni im më i madh.
Kemi parë në ‘Facebook’ disa foto, ku ti bashkë me Olta Gixharin pozoni me disa fustane mjaft të këndshëm. Je bërë pjesë e ndonjë katalogu mode?
Po. Shumë shpejt ne do të jemi imazhi kryesor i një dyqani mode, tepër i veçantë për nga stili e cilësia. Dyqani quhet “Twin-Set” dhe ndodhet në Bllok.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here