Rosela Gjylbegu do të jetë pjesëmarrëse në festivalin ‘Kënga Magjike’. Rosela ka pohuar se ndjehet shumë mirë që është përsëri pjesë e Kënges Magjike.
Sipas këngetares ky festival konsiderohet i rëndësishëm dhe jam e kënaqur që jam përsëri pjesëmarrëse”, – është shprehur ajo për Bluetooth. “Këtë vit mund të them se vij përsëri ndryshe.
Këtu bëhet fjalë për një bashkëpunim me një këngëtare të cilën e vlerësoj shumë.
Dhe ajo është Eliza Hoxha dhe ç’është e vërteta kam fatin ta kem shumë mikeshë. Është një kompozim i Darko Dimitrov, ndërsa teksti i përket vetë Eliza Hoxhës.
Nuk dua të zbuloj më shumë, dua që gjithçka të mbetet surprizë për netët e festivalit, aty ku dhe do të shfaqemi përpara publikut”, – është shprehur këngëtarja.
Ajo ka shtuar se suksesin e deritanishëm ua dedikon prindërve të saj, të cilët ka pohuar se e mbështesin në çdo hap që hedh. “Iu jam mirënjohëse për çdo gjë, por gjithashtu edhe miqve dhe dashamirësve të mi të cilët më motivojnë të punoj edhe më shumë”.