Ai ka qenë mjaft krenar për transplantin e flokëve, 30 mijë stërlinësh, që i mbulonte rënien e tyre në pjesën ballore. Dhe tani që ato i janë rritur pakëz, duket se futbollisti anglez Wayne Rooney është i prirur të eksperimentojë me lookun e tij të ri.

25 vjeçari ra në sy për një ngjyrë më të errët të flokëve, kur një natën më parë ishte pjesëmarrës në shfaqjen “Oliver!” në “Palace Theater” në Manchester.

Wayne ishte i shoqëruar nga e shoqja Colin , e cila kishte veshur një pelerinë blu sipër të shoqëruar me një xhakteë pellushi dhe një palë streçe të zeza poshtë.

Futbollisti si zakonisht nuk i shpëtoi stilit të tij sportiv, me një xhup, pantallona dhe atlete të zeza.

Por duke u kthyer tek ngjyra e re flokëve të Runit, ajo mund të jetë edhe një efekt anësor i transplantit.

Klinika që trajtoi futbollistin e United e kishte paralajëmruar një gjë të tillë.

Drejtori i klinikës zbuloi se dekolorimi i flokëve mund të zgjasë pak kohë, madje nga 6-12 muaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here