Këngëtarja Ronela Hajati duket se tashmë e kërkon suksesin te një tjetër këngëtar dhe ai është Kelly (emri i vërtetë Flori).

Ajo ka pohuar se ka përfunduar këngën e saj për të konkurruar në edicionin e ri “Kënga Magjike”, ku këtë herë nuk konkurron e vetme, por me Kelly-n. Ndërkohë që dhe për Kelly-n, festivali “Kënga Magjike” është ndër të preferuarit e tij, pasi debutimin e tij të parë e bëri në këtë festival para dy edicioneve me këngëtaren nga Vlora, Silva Gunbardhi.

Po ashtu, Kelly ka bashkëpunuar me Blerina Matrakun, ndërkohë që një nga këngët e tij më të bukura ka qenë ajo me titullin “ Ajo”, ku ka debutuar si kantautor në një nga edicionet e Festivalit të fundvitit. Edhe pse nuk është shkolluar për muzikë, ai është vlerësuar për zërin e tij dhe përshtatjen në stilin pop-rock apo baladë.

Ndërkohë, nuk dihet shumë për rrymën muzikore që do të sjellin dy këngëtarët në këtë edicion te “Kënga Magjike”, ndërsa kanë hyrë me ambicien për të fituar çmim. Përveç muzikës, ata i bashkon dhe pasioni për të frekuentuar karaoket, ndërkohë që Kelly për një periudhë ka qenë organizues i karaokeve së bashku me Junën e “Big Brother”. Ndërsa mes Ronelës dhe Kelly-t duket se po vazhdon një miqësi e mirë, pasi shihen gjithmonë e më shumë bashkë ndërsa frekuentojnë jetën e natës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here