Teksti i këngës konkurruese te “Kënga Magjike” i Ronela Hajatit dhe Visar Shala, njërit prej pjesëtarëve të grupit Skillz flet për një histori dashurie mes dy protagonistëve.

Kënga “Nelës” me autore Ronela Hajatit është një dedikim që autorja i bën jo vetëm vetes, por edhe një lidhjeje të fshehtë mes saj dhe Visarit që në tekstin e këngës mund ta gjeni me pseudonimin e tij Skivi.

Mes dy protagonistëve të këngës, Ronela Hajatit dhe Visarit të grupit Skillz ekziston një lidhje dashurie përtej tekstit të këngës. Lajmin e bëjnë të ditur të njohur të çiftit si dhe disa konkurrues të tjerë në festivalin “Kënga magjike”, të cilët janë bërë dëshmitarë të gjesteve intime që këngëtarët kanë treguar ndaj njëri- tjetrit gjatë fazës konkurruese tek e “E diela Shqiptare”.

Por ndryshe nga çifti Rozana Radi dhe Mc Kresha, dyshja tjetër e ngjashme e këngëtarëve kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë lidhjen e tyre.

Megjithatë, nëse fansat e tyre klikojnë në ‘youtube’ këngën e tyre bashkë me tekstin, atëherë do të kenë mundësi të marrin një konfirmim nga vetë autorja e tekstit Ronela Hajati, e cila këtë këngë duket se ia ka dedikuar vetes dhe të dashurit të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here