Ronela ju tregoj të vërtetën për StinenAjo mendon se është koha e duhur për të për të realizuar një sërë gjërash që ka prioritet, pse jo edhe të pretendojë fort për to. Ronela Hajati, një prej këngëtareve të talentuara të momentit, është në pritje të ekzekutimit të sfidës së saj të radhës në “c”, por edhe të një sërë projektesh të reja.

Paralelisht studion fort për të qenë një studente me nota shumë të mira, ndërkohë që na zbulon disa të dhëna nga jeta e saj private, veçanërisht marrëdhënien e saj me Stinen.

Jeni pjesëmarrëse e këtij edicioni në “Këngën Magjike”. Diçka më tepër rreth këngës me të cilën do të garoni?
Po, është e vërtetë, këtë vit marr pjesë për herë të dytë në festivalin “Kënga Magjike”. Kënga titullohet “Kam frikë të të dua”, me tekst nga Big Basta dhe me produksion nga Ervin Gonxhi.

Është një këngë që e dua shumë dhe për herë të parë unë prezantohem me rrymën house. Gjithsesi, ky ka qenë një eksperimentim duke qenë se unë jam personifikuar gjithmonë si një këngëtare e rrymës R&B. Besoj që ka qenë dhe vazhdon të mbetet një eksperimentim i suksesshëm, por pas “Këngës Magjike” unë do të rikthehem përsëri në identitet, pra në R&B.

Sa optimiste jeni për çmim?
Eeeeeeee, kush nuk i do çmimet?!!!! Në fakt, unë para tre vjetësh jam vlerësuar me çmimin “Best Tendence” në festivalin “Kënga Magjike”, por këtë vit mund të them me bindje të plotë që kënga me të cilën paraqitem është shumë më e mirë dhe cilësore, kështu që pse jo??? Plus pastaj mendoj që edhe performanca jep pikë plus, ndaj mendoj të paraqitem veçantë, vetëm, por veçantë!

Ndërkohë, po bëni edhe të tjera regjistrime…Çfarë po përgatitni aktualisht?
Aha, në fakt unë gjithmonë përveç këngëve të mia jam marrë gjithmonë edhe me realizimin e “backvocal-eve” të shumë këngëve. Në fakt, kjo gjë më ndihmon shumë për përpunimin edhe të zërit tim. Sa për regjistrime të tjera, merrem me këngët e mia të ardhshme që do bëj, jam akoma duke punuar. Ende s’kam diçka konkrete të përfunduar.

Ndërkohë, ende nuk ka një klip nga ju. Mendoni se ka ardhur koha?
Po, besoj se po. E kam thënë edhe më përpara që i ka ardhur koha një klipi, pas 2009-ës, por në fakt ajo çka unë dua të arrij është që të kem një klip të bukur që të pëlqehet, cilësor dhe me një këngë që të kthehet në hit.

Muzika jonë është në një lloj krize, ku shohim përditë të transmetohen pafund klipe, ku pak prej tyre janë dhe këngë të bukura të kënduara nga këngëtarë të mirëfilltë. Këtë dua të arrij dhe unë. Ndaj, nëse klipi nuk pëlqehet dhe publiku të mendojë: Ja u shtua dhe një tjetër, atëherë më mirë të pres dhe pak, të tregoj tamam atë çka di të bëj dhe më pas të kem suksesin në dorë! Ndërsa, sa për eveniment, pas “Këngës Magjike” do prezantohem sërish në “Top Fest”. E sigurt kjo!

Studioni për juridik dhe jeni në vit të tretë. Çfarë studente do ta cilësonit veten?
Studente e mirë. Mbase mungoj ndonjë herë për shkak të angazhimeve që kam, por ç’është e vërteta kam një mesatare shumë të lartë, dhe këtë ja dedikoj plotësisht vetes!

Më mirë një këngëtare e mirë apo një juriste e mirë?
Pse jo të dyja?! Por, meqë mu dashka të zgjedh po them për momentin një këngëtare e mirë, dhe më vonë, pa diskutim një juriste e mirë. Vlerat e një shkolle janë të padiskutueshme, vjen një moment që kënga nuk të nxjerr më në dritë, aq më tepër në Shqipëri, kështu që të jesh një juriste e mirë është goxha fitim. Ke personalitetin tënd, dinjitet, autoritet dhe goxha përfitime të majme. Në fund të fundit, edhe kjo anë duhet parë.

Në të ardhmen cilës fushe do i përkushtoheni më tepër?
Do vijë një moment që do më lërë kënga mua, sado që unë mos të dua ta lë atë. Ndaj, më vlen shkolla. Në të ardhmen do kem një familje timen, e cila do dhe një bazament të fortë, kështu që në garën e së ardhmes fiton Juridiku.

Cila është gjendja shpirtërore e momentit?
Top fare! Unë jam njeri shumë optimist dhe mundohem ta kaloj çdo gjë me të qeshur. Madje, atëherë kur jam duke qeshur shumë, dijeni që jam në hallin më të madh dhe shumë e mërzitur. Fatmirësisht, ky tip që kam më ka ndihmuar të kaloj shumë sfida dhe mërzitje.

Prej kohësh njihesh me këngëtarin Stine. Si vijon marrëdhënia me të?
Po, është e vërtetë. U bënë afro tre vjet që e njoh Stinen. Për të kam shumë respekt në punën që bën. Është artist i kompletuar, këndon shumë mirë, kërcen shumë mirë dhe kompozon këngë shumë të bukura. Këngën time në “Top Fest” e ka kompozuar ai, dhe është një nga këngët më të mira që kam. Por, kaq! Dhe, asgjë më tepër…!

Sa e ndjeshme jeni ndaj politikës?
Ooooooo fare, as emrat s’ua di. Padrejtësi mbase është sinonim që i shkon. Vetëm fushatën kam ndjekur këtë vit, dhe kaq./Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here