Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, i është bashkuar labelit “Baba Stars”.

“Ronela Hajati mirëserdhe në klubin Baba Stars”, shkruan në profilin e labelit në rrjetin social Twitter.Vetë Ronela ka shkruar: “Që sot pjesë e labelit Baba Stars… Kjo do të jetë një kohë e shkëlqyeshme!”.

Po ashtu, edhe anëtari i grupit Skillz, Visar Shala, ka konfirmuar bashkëngjitjen e këngëtares me të cilën ka realizuar bashkëpunimin “Nelës”.“Nga dita e sotme Ronela Hajati i bashkohet labelit tonë Baba Stars… Urime”, shkruan Visari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here