Ronela Hajati nesër publikon klipin e ri Ronela Hajati ka realizuar projektin e saj më të ri.Pas disa problemeve që i dolen me “Max Production” duke bërë që të anulohet komplet projekti “Tiger”, i cili ishte realizuar me videoklip, këngëtarja ka vendosur të vijë me një tjetër këngë, transmeton Telegrafi.

“A do si kjo” titullohet kënga, gjatë xhirimeve të së cilës Ronela hasi sërish në probleme duke qenë se valltarët në video kishin veshje që ngjanin me ushtarët e ISIS.

Kjo bëri që këngëtarja të përfundojë në polici dhe për të të shkruajnë edhe mediat ndërkombëtare.

Por si duket problemet kanë mbaruar të paktën këtë shpresë e ka shprehur edhe Hajati përmes rrjeteve sociale nga ku ka paralajmëruar se tashmë gjithçka është gati me projektin e ri dhe pritet që nesër të publikohet.

Ky është realizimi i parë muzikor i Ronela Hajatit dhe i fundit për vitin 2015.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here