ronelaMund të vlerësohet me plotë të drejtë, si njëra ndër këngëtaret që nuk iu ndahet qejfit, nëse shikojmë pak jetën e saj, dhe momentet e këndshme që poston kohë pas kohe, nëpër rrjetet sociale. Por, duket se jo gjithçka është perfekt në jetën e këngëtares nga Shqipëria Ronela Hajati. Edhe ajo, sikur çdo njëri ka momentet e saj të “frikshme”.  E një i tillë duket se e preku edhe mbrëmjen e së hënës. “Lind, rritesh, studion, dashuron, martohesh (me raste), punon pa fund për vete, për fëmijët…të gjitha këto për të vdekur! Jeta është kaq e padrejtë… duajeni familjen sa e keni! Love you papa…!”, ka shkruar mes tjerash në një status të postuar, në rrjetin social facebook, këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here