Ronela Hajati është një ndër ato këngëtare të cilat u lançuan për publikun shqiptar nëpërmjet një talent show si “Star Açademy” ku ajo u dallua për aftësitë e shkëlqyera të vokalit. Por pavarësisht talentit dhe pamjes së jashtme këngëtarja nuk pati sukses të menjëhershëm.

Në fakt fillimisht nën menaxhimin e Stines dhe më vonë të Flor Mumajesit, Ronela Hajati mbeti nën hijen producentëve të saj megjithëse këngët iu shndërruan në hite, pa pasur asnjë klip.

Megjithatë pas pjesëmarrjes të saj me këngën “Nelës” në edicionin e sivjetshëm të “Kënga Magjike”, Ronela duket se po shijon frytet e punës së saj disavjeçare.

Vetëm gjatë një muaji këngëtarja ka pasur një rekord ofertash për të kënduar në night club-e të ndryshëm në Kosovë. Madje, mund të thuhet që këngëtarja ka grumbulluar numrin më të madh të koncerteve duke u krahasuar me koleget e saj. Në diskotekat e ndryshme në Kosovë ku këngëtarja ka dhënë koncert, ka pasur një rekord fansash të cilët e kanë kënduar njëzëri me të këngën “Nelës”.

 

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here