Ronela flet për lidhjen me Young ZherkënAludimet që kanë nisur të qarkullojnë e kanë shqetësuar së fundmi këngëtaren Ronela Hajati.Dhe ajo ka vendosur të përgënjeshtrojë të gjitha lajmet që publikohen mbi një lidhje të saj të mundshme me Young Zerka.

Duke publikuar një foto ku ata shfaqen të dy, Ronela thotë se ndihet jo rehat teksa dëgjon të njëjtat histori që lidhen me personin e saj dhe histori dashurie që nuk ekzistojnë.

“Fakti që jemi miq dhe mbi të gjitha bashkëpunojmë për të njëjtën studio, nuk do të thotë që të dalin lajme të pavërteta. Boll me thashetheme, nuk dua më të has në hipoteza apo deklarata të padala nga goja ime. Kur të kem diçka për të folur për jetën time private kam gojë vetë”, thotë këngëtarja, e cila nga toni i komunikimit duket që është tej mase e mërzitur me këtë aludim, të cilin ka preferuar vetë ta sqarojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here