Do të paraqiten në “Top Fest” apo nuk do të paraqiten?! Kjo është dilema me të cilën kohët e fundit po merren mediat shqiptare në lidhje me pjesëmarjen e rep artistit Stresi në festivalin modern “Top Fest 8”, në bashkëpunim me këngëtaren Ronela Hajati.

Stresi ishte ndaluar nga policia në Zvicër, e më vonë dolën fjalët se ish e dashura e tij belge e ka denoncuar dhe policia e ka arrestuar për disa orë reperin.

Megjithatë, siç mësojmë, Stresi do të paraqitet në festival përkrah Ronelës me këngën e tyre të titulluar “Lamtumirë”.

Ky do të jetë një tjetër hit i punuar në studion e Flori Mumajesit, interpretuar në skenë nga dy artistë të rinj dhe shumë të talentuar. I gjithë teksti i këngës është i bazuar në lidhjen emotive që ka përjetuar Stresi me Enxhi Kamenicën, të dashurën e tij aktuale.

Në këngën “Lamtumirë” do të përshkruhen edhe zënkat që çifti ka përjetuar gjatë periudhës sa janë të lidhur, si dhe sms-të që i kanë dërguar njëri -tjetrit. Që kënga do të jetë një superhit, këtë e kanë pohuar që të dy, Stresi dhe Ronela, në intervistat dhënë për mediat, po se çfarë suksesi do të ketë në festival, pritet të shihet pas përfundimit të tij./B.R/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here