Ronaldo promovon filmin e tij në LondërYlli i futbollit, 3 herë fitues i Topit të Artë , Cristiano Ronaldo ndodhet në Londër, ku është mbajtur edhe premiera e dokumentarit me titull “Ronaldo”, që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar. Portugezi u shpreh i lumtur me këtë arritje.

“Jo të gjithë lojtarët e kanë mundësinë që këta njerëz t’ua bëjnë një film. Është një moment unik në jetën time, jam i lumtur dhe dua të kënaqem,” tha ai.

Ndërkohë është publikuar trileri i dokumentarit që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar në 14 muajt e fundit. Në këtë trailer portugezi shfaqet në fushën e lojës duke shënuar gola si dhe jashtë saj duke shpenzuar kohë me djalin e tij, Cristiano Jr.

Ronaldo promovon filmin e tij në Londër

Në këtë film dokumentar për Ronaldon janë të përfshirë edhe intervistat e personave që janë më pranë sulmuesit të Realit të Madridit, filmime kur ai ishte fëmijë si dhe një kolazh me pamje nga karriera e tij.

Ronaldo promovon filmin e tij në Londër

“Nuk pendohem për asgjë. Kur ti bën diçka njerëzit do mundohen të të kritikojnë, por kjo për mua është normale. Që kur isha fëmijë, gjithmonë e kam ditur se isha i veçantë. E vija re që njerëzit më shikonin ndryshe. Synimi është që në këtë dokumentar tifozët e mi të shohin si jam në të vërtetë. Mendoj se njerëzit do të duan ta shohin atë pasi është diçka e vërtetë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here