Zhgënjimi për eliminimin e Portugalisë së tij në gjysmëfinale me penallti nga kombëtarja spanjolle zgjati pak për Cristiano Ronaldon, i cili tashmë është duke rikarikuar bateritë për të përballuar një sezon të ri të gjatë dhe të lodhshëm.

Ylli i Realit të Madridit, aktualisht ndodhet me pushime me të dashurën e tij, supermodelen ruse Irina Shayk, në bregdetin e famshëm francez të “St. Tropez”, transmeton TCH.

Çifti i famshëm u fotografua duke luajtur në det dhe në momentet e tyre intime, ndërsa secili shfaqi disa linja të mrekullueshme trupore.

Shayk shoqërohet në këto pushime edhe nga një mikja e saj, identiteti i së cilës nuk njihet.

Siç ishte e pashmangshme, gjatë qëndrimit në rrezet e diellit, Shayk dhe Ronaldo u vendosën në qendër të vëmendjes së njerëzve, të cilët i ndoqën gjatë të gjithë kohës me shikime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here