Ronaldo i përgjigjet Olta Gixharit? Duket si koiçidencë, por nuk është çudi që ylli i futbollit Cristiano Ronaldo të ketë nuhatur ngacmimin e një prej femrave më seksi shqiptare.

Pas mbërritjes së tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë, aktorja Olta Gixhari postoi një foto-montazh të 30-vjeçarit duke ironizuar me femrat që çmenden pas tij. Gixhari kishte vendosur përballë njëra-tjetrës dy portrete, i pari si dukej dikur dhe tjetri, si është sot pas operacioneve plastike, fytyra e CR7.

Por, paraditen e sotme, duket se ka ardhur edhe ‘reagimi’ i kampionit të futbollit. Në Instagram, Cristiano ka postuar një fotomontazh ku shihet se si ka evoluar pamja e tij, nga i vogël, deri ditët e sotme dhe deri kur të plaket.

Ronaldo i përgjigjet Olta Gixharit?

Kjo ‘përgjigje’ duket rastësore, ndërsa nuk dihet se si do ta marrë aktorja e njohur, thumbin që siç shihet, Ronaldo ia kapi në ajër, si topin tek e fundit!

Ronaldo i përgjigjet Olta Gixharit?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here