Futbollisti 26 vjecar përpiqet të josh të tjerat me veprime provokuese. Por këtë herë kampioni ka bërë një hap të gabuar.

Pasi ka marrë në smartfonin e tij një i-mail shumë të qartë nga admiruesja e tij që i kërkonte të lidheshin bashkë, Cristiano i ka bërë forward mesazhin të gjithë miqve të tij, përfshirë edhe të fejuarën e tij, Irina.

Menjëherë miqtë kanë filluar ta bombardojnë me përgjigje golashënuesin. E-maili përbante në fakt shumë fotografi të ndryshme sexy të vajzës, midis të cilave edhe një bluze ku shkruhej ‘Përveluese, menaxhoje me kujdes’.

Cristiano i ka kërkuar falje të gjithëve, duke sqaruar se e ka dërguar e-mailin gabimisht, por problemi i vërtetë ishte Irina, të cilës është dashur ti sqaronte të gjithë situatën. Top modelja, që duhet të martohet me kampionin korrikun e ardhshëm pas kampionatit Europian, duket se në fund ka pranuar ta falë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here