Prej kohesh flitet qe Ronaldo i madh pas largimit nga skena futbollistike do te niste nje tjeter karriere, ate qe e lidh me nje skene fare te ndryshme. skenen e filmit.

Keshtu eshte bere e ditur se ai do te kete nje rol ne filmin qe pritet te filloje se shpejti xhirimet “Open Road”.

Ne kete film te regjisorit Marcio Garcia, ai do te kete nje rol negativ, por ajo qe eshte e vecante eshte fakti qe nje nga skenat e tij ai do te aktroje me aktoren Camilla Belle, ne pozicione shume te nxehta.

Camilla Belle eshte nje aktore amerikane por me nene braziliane dhe eshte e njohur ne boten e filmit por edhe te sportit pasi me pare ka qene e fejuara e tenistit Fernando Verdasco.

Ronaldo eshte baba i kater femijeve te cilet i ka nga tre gra te ndryshme, dhe duket se kjo do te jete nje premise e mire per nje fare “profesionalizmi” edhe nen carcaf, sepse gjithsesi luan ne nje fushe qe e njeh, me fjale te tjera “luan ne shtepi”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here