Festa me e madhe ne Brazil, ajo e karnavaleve ka pasur nje protagonist te vecante kete vit.

Behet fjale per sulmuesin e Corinthias, Ronaldo. Ish lojtari i Interit ka qene i pranishem me grupin e famshem “Gavioes da Fiel” qe perbehet nga nje shkolle e San Paolos, pjesetaret e se ciles jane fanatike te skuadres se Corinthias.

Mes emrave te medhenj qe kane parakaluar ne karnavale ishin edhe disa lojtare e ish lojtare te skuadres braziliane, e cila feston 100 vjetorin e krijimit.

“Ishte nje emocion i madh. Para fillimit isha ne ankth. Ne samba nuk jam nje fenomen por kam bere disa hapa para. Per mua dhe shoket e mi ka qene nje homazh qe i beme skuadres se Corinthias. Tani dua te jap kontributin tim edhe ne fushe per te fituar Kupen Libertadores”, u shpreh “Fenomeni”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here