Rona Nishliu, pasi përfaqësoi me sukses Shqipërine në festivalin evropian të këngës “Eurosong 2012”, ka vazhduar karrierën e saj me një sërë aktivitetesh, në vende të ndryshme të botës.

Derisa në fillim të ketij muaji ka performuar në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, në “Friendship Symphony Concert”, këngëtarja po përmbyll shtatorin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rona ka performuar gjatë fundjavës në Nju Jork, në ceremoninë e organizuar nga Këshilli kombëtar shqiptaro-amerikan, në nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç kësaj, Rona ka takuar edhe shqiptar të suksesshëm në SHBA, siç është fotografi Fadil Berisha, i cili duket t’i ketë shërbyer asaj edhe si ciceron, në vizitën e bërë në Empire State Building.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here