Këngëtarja kosovare Rona Nishliu, e cila pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, këto ditë është duke qëndruar në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku po bëhen përgatitjet për festivalin evropian.

Rona ka publikuar një foto në Facebook, duke i përshëndetur të gjithë nga Baku.

“Përshëndetje nga Baku. Po e shijoj ndjenjën e ajrit në Baku”, ka shkruar Rona.

Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Suus” e cila është duke u pritur mjaftë mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here