ronaShqipëria sonte fatkeqësisht nuk arriti që të kualifikohet në Eurovision.

Përfaqësuesja e këtij shteti ishte Linda Halimi e cila pati një performancë të shkëlqyer me këngën ‘World’ por që nuk mori pëlqimin e votuesve, shkruan lajmi.net Të njëjtin fat e ka pasur edhe vitin e kaluar Eneda Tarifa e cila po ashtu nuk ishte kualifikuar në finale e madhe të këtij festivali.

Që nga fillimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurosong, shumë këngëtarë që u njohën për zërin e tyre sfiduan veten me pjesëmarrje në festivalin më të madh të muzikës në Evropë, mirëpo, Rona Nishliu vazhdon të mbetet si këngëtarja më e suksesshme shqiptare e Eurovisionit.

Ajo në vitin 2012 u prezantua me këngën ‘Suus’ e cila pati një vlerësim të madh pasi përpos që shkoi në finale, u rendit si e pesta prej këngëve më të mira.

‘Suus’ e Ronës vazhdon që të ketë akoma sukses pasi që është kënga e 24 më e mirë në gjithë historinë e Eurovisionit. Ndonëse u veçua zëri i saj, ishte veshja e Ronës ajo që u zgjodh si nga me të këqijat. Si do që të jetë këngëtarja Nishliu duket se edhe për disa vite do të jetë krenaria shqiptare sa i përket Eurovisionit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here