Shpërthyese dhe emocionuese. Kjo ishte Rona Nishliu në natën e finale të Eurovisionit, e cila u shoqërua nga duartrokitjet e publikut gjatë gjithë performancës së saj. 

Televizioni Publik Shqiptar transmetoi live natën finale, ku përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja kosovare falenderoi në shqip pas përfundimit të këngës. Në skenën e Eurovizionit, që mbahet në Baku të Azerbajxhanit valëviteshin edhe flamuj shqiptarë gjatë kohës që Rona këndonte “Suus”-in e saj.

Para fillimit të finales Rona u shpreh shumë optimite se do të japë maksimumin dhe se do ketë mbështetjen e gjithë shqiptarëve.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë, shumë e qetë, shumë komode, e gatshme për të performuar në skenën e Eurovision”, deklaroi ajo pak më parë, duke folur drejtpërdrejt për Televizionin e Kosovës.

“Pesonalisht mendoj që konkurenti më i madh i imi është vetja ime”, u shpreh Rona, e pyetur se cili është konkurenti më serioz në finalen e festivalit evropian të këngës.

Sipas mediave në Prishtinë, këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, e cila përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, është duke u parë si favorite e madhe për ta fituar Eurovisionin. Kënga “Suus”, e cila u interpretua nga Rona, po vlerësohet lart nga ekspertët e muzikës, mediat dhe shumë adhurues të muzikës. Interpretimi i saj ka marrë më së shumti klikime në YouTube në krahasim me të gjitha interpretimet e tjera që kanë hyrë në finale, e cila mbahet sonte.

Videoja në “Youtube”, e hedhur nga kanali zyrtar i “Eurovision”-it ka arritur të marrë 342.907 klikime gjatë dy ditëve të kaluara. Rona është krahasuar me këngëtaret Chaka Khan e Aretha Franklin pas performancës në Eurovision. Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e ka komentuar paraqitjen e Ronës si shumë të fuqishme, duke thënë se ajo askënd nuk e lë indiferent dhe askush nuk e dridh sallën e kristaltë si ajo. Finalja e Evrovizionit mbahet sonte dhe Rona ka kodin 03.

1 Koment

  1. Rones Urime se na beri Krenar qe jemi Shqipetar e per Shqipetaret e shume shteteve qe nuk votuan turp ju qofte po mos te ishin Shqipetaret ne Itali,Greqi,Maqedoni e Zvicerr kishe humb por Shqipetaret vetem kure kane interesa thirrin si ne Thirrja e art aty thirrin edhe ka 30 her e nuk e dine qe fitorja e Rones ashte nje njohje e mire per Kosoven.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here