Rona Nishliu feston ditëlindjenKëngëtarja Rona Nishliu ka festuar dje (e enjtë) ditëlindjen e saj të 30-të.

Në një ambient të ngrohtë, pranë familjes dhe miqve të saj të ngushtë, Rona është ndjerë më se e lumtur për surprizat që ishin planifikuar për të.

Këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram një fotografi, ku shihen të grumbulluara të gjitha dhuratat që ajo ka marrë.

Rona ka thënë se i pëlqejnë shumë befasitë dhe ato të ditës së djeshme kanë qenë më të mirat që i janë bërë ndonjëherë.

rona1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here