Kur këngëtarja kosovare Rona Nishliu, këndoi për herë të parë në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH këngën e saj “Suus” (që në latinisht do të thotë “Personale”), të gjithë ranë dakord me zë e nën zë, se ajo ishte interpretuesja më e mirë e festivalit.

E ndërsa çdo vit ka pasur rezerva për interpretimin e atyre përfaqësuesve që kanë pasur shansin të shkojnë në skenën e Eurosong, kësaj radhe, pasi Rona fitoi, pasi nga ata që thanë se vërtet ajo e meritonte, por kënga- e cila përcjell shumë dhimbje nuk është për në Festivalin Europian, pasi duket si këngë vaji.

Këngëtarja e talentuar ka reaguar ndaj kritikave për këtë këngë, tekstin e së cilës e ka bërë vetë, duke thënë se “Suus” nuk është këngë vaji, po optimizmi! Sido që të jenë fjalët e kritikës, kosovarja Rona Nishliu triumfoi me të drejtë dhe duam s’duam ne, ajo do të na përfaqësojë në Eurosong.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here