Veshja e kalter me te zeze, e percjell me nje stil te pazakonshem e ka bere ate nje fituese te paster te ketij çmimi duke marre 829 vota perderisa votuan 2851 persona.

Çmimi “Barbara Dex” eshte nje çmim i pervitshem qe jepet nga adhuruesit e shtepise se Eurovision nga viti 1997 dhe eshte nje çmim me shume per humor qe jepet per veshjen me te keqe te gares.

Emrin e ka marre nga artistja belge Barbara Dex, e cila ne garen e vitit 1993 ishte paraqitur me nje veshje katastrofale ne kete gare.

Edhe kete vit, Jedward u rendit ne vendin e dyte per shkak te veshjes se tyre, por edhe stilit te flokeve katastrofal qe paten. Ne vendin e trete u rendit Sofi Marinova nga Bullgaria me veshjen e saj pa lidhje te lekures me ngjyre te bardhe.
Top 10-ja e veshjeve me te keqija:
Shqiperia – Rona Nishliu (829),
Irlanda – Jedward (551),
Bullgaria – Sofi Marinova (232),
Holanda – Joan Franka (163),
Ukraina – Gaitana (145),
Danimarka – Soluna Samay (82),
Turqia – Can Bonomo (76),
Suedia – Loreen (66),
Bosnja dhe Hercegovina – Maya Sar (62),
San Marino – Valentina Monetta (62).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here