Aktorja Jessica Chastain do të luaj rolin e princeshës Diana në filmin “Caught in Flight”, që flet për dashurinë e princeshës së Uellsit dhe Hasnat Kahn.

Chastain, e cila, sipas portalit Indieiwire, u shfaq nga askundi dhe që u prit mirë nga kritika për rolet e saj në filmat “The Tree of Life” dhe “Take Shelter”, do të marr përsipër personifikimin e princeshës Diana në filmin “Caught In Flight”.

Filmi rrëfen për marrëdhënien dashurore të princeshës me kirurgun me prejardhje pakistaneze, Hasant Khan, me të cilin ajo kishte një lidhje gjatë pjesë së dytë të viteve të 90’a. Lidhjne me Diana’n Khan e pranoi tek në vitin 2008, gjatë një interviste për gazetën britanike ‘Daily Telepraph’.

Regjinë e filmit do ta bëjë gjermani Oliver Hirschbiegel, ndërkaq xhirimi i tij fillon në mars të vitit 2012. Është interesante se në garë për rolin e princeshës Diana veç Chastain ishinedhe Keira Knightley e Scarlett Johansson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here