Rolling Stones vjen me versionin e vjetër të këngës “Wild Horses”Grupi legjendar “Rolling Stones” ka publikuar një version të padëgjuar më parë të këngës “Wild Horses”.

Bendi ka publikuar versionin akustik të këngës, e cila do të t’i bashkëngjitet albumit të vitit 1971 “Sticky Fingers”.

Albumi i ripërpunuar “Sticky Fingers” do të publikohet më 25 maj, me disa këngë shtesë të padëgjuara më parë të grupit britanik.

Së fundmi, revista “Forbes” e ka shpallur grupin “Rolling Stones” si bendin më fitimprurës të vitit 2014, me 143 milionë dollarë fitime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here