“Rolling Stones”, njoftuan se këtë vit do t’u kthehen skenave, me katër koncerte që do t’i zhvillojnë në New Jersey dhe Londër.

Këtë vit, “Rolling Stones” kanë shënuar një gjysmë shekulli që nga performanca e parë, raporton AP.

Gjatë karrierës së tyre, ata kanë shitur më shumë se 200 milionë disqe, përfshirë hitet e tilla si “Satisfaction”, “Street Fighting Man” dhe “You Can’t Always Get What You Want”, por në vitet e kaluara pjesa më e madhe e të ardhurave janë të lidhura me turnetë koncertale.

Në turneun botëror “A Bigger Bang” nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka fituar më shumë se 500 milionë dollarë.

Ndërsa disa javë më parë bendi ka paralajmëruar se do të incizojë një këngë në Francë. Këtë e ka bërë publike Mick Jagger, përmes rrjetit social “Twitter”. “Do të bëjmë pak qejf këtë javë në studion në Paris”, ka shkruar Jagger. Ai madje ka postuar edhe një foto duke i rënë kitarës në një studio. Javën që shkoi, anëtarët e bendit Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts ishin parë duke dalë nga një studio në kryeqytetin francez.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here