Roland Trebicka, do të rikthehet në skenën e teatrit pas një mungesë gati dyvjeçare. Ai do të luajë në dramën, “Ëndrra e Ismail Qemalit” me regji të Spiro Dunit.

Kjo vepër e Bashkim Kozelit u shpall fituese nga Ministria e Kulturës 100-vjetorin e pavarësisë. Trebicka u detyrua të tërhiqet për shkak të një sëmundje të rëndë. Në këtë dramë atij i është besuar roli i Seit Beut.

“Ky është kthimi im gradual në teatër dhe nuk di si do ta përballoj. Jam i çliruar që nuk kam ndonjë personazh të njohur”, shprehet Trebicka. Ai thotë se largimi i tij nuk ka qenë i gjatë dhe thotë se fjalë “rikthim”, mbase nuk është e përshtatshme për këtë rast.

Shumë spektatorë ndoshta me padurim kanë pritur këtë ‘rikthim’ të tij por ai me shaka thotë se ky rol nuk “i ngjan Jovan Bregut”. Trebicka u kurua në Francë dhe me vendim qeveria shpenzimet u mbuluan nga buxheti i shtetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here