RokerëtNë parkun “Karagaq” të qytetit të Pejës, të premten dhe të shtunën u mbajt festivali “Into the Park”. Ambienti i krijuar në hapësirat e gjelbra të parkut nga grupet dhe publiku gati ‘rebelues’, e solli për pak çaste në kujtesë festivalin legjendar “Woodstock”, i mbajtur 44 vjet më parë në një fermë në Bethel të Nju Jork-ut.

Për dallim nga “Woodstock-u” i vërtetë, që është identifikuar me sloganin “sex, drugs and rock and roll”, në “Into the Park” ka munguar së paku njëra prej tyre; droga! Por në vend të saj ka pas mjaftë birrë, që ka mbajtur në tension dëfrimin e stimuluar nga ritmet e zhanreve të ndryshme të muzikës, “rock and roll”, “reggae” e deri të “house music”.

“Për kësi festivaleve kemi nevojë më shumë e më shpesh. Kjo të bën të harrosh çdo gjë për disa momente edhe jetën e vështirë që kemi”, shpreheshin Mendi, Koli, Dani dhe disa shokë tjerë të tyre. Këtë vit festivali pati karakter ndërkombëtar me pjesëmarrjen e bendeve nga Shqipëria, Spanja dhe Maqedonia. Në skenë kanë performuar mbi 15 bende dhe DJ. Vokalisti i grupit “Troja” është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tyre të parë pas 20 viteve para publikut pejan, shkruan Tribuna.

“E jona ka qenë të vijmë ta nderojmë dhe t’i japim një shtytje festivalit, ku kaluam një natë të mirë”, ka thënë Bujar Berisha. Edhe organizatorët janë shprehur të kënaqur me festivalin. Festivali “Into the Park” është ngjarje kulturore e cila organizohet në qytetin e Pejës në muajin qershor nga “Info Group”, që është pjesë e OJQ “Music Man”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here