Rok grupi “Kanuni” ka realizuar një këngë të re, të cilës ia kanë bërë edhe video-spotin. Kënga “Engjulli im” është një këngë që anëtarët e këtij grupi ia kanë kushtuar shokut të tyre, i cili kishte ndërruar jetë rreth katër vite më parë.

Kënga është kompozuar nga Drilon Mehmetit, tekstin e ka shkruar Arbresha Krasniqi, ndërkaq orkestrimi është bërë në studion e “Fan” të Luan Maculës. Video spoti i këngës është realizuar te “PoentaStudios” në Prizren. Njëri prej anëtarëve të grupit, Lulzim Bytyqi ka thënë për Express së kënga i kushtohet ish-anëtarit të tyre të grupit Armend Ahmeti.

Klipi i kësaj këngë është promovuar në Lipjan, nga i cili vend janë edhe anëtarët e grupit. Spoti është sponsorizuar nga “InterCenter”. Grupi përbëhet prej Lulzim Bytyçit, (bas kitarë), Armend Rexhepit (sint), Drilon Mehmeti (kitarë) dhe Arbnor Ahmeti (bateri)./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here