Roisin Murphy vs. Lady GagaKëngëtarja irlandeze, Roisin Murphy po e akuzon konkurrenten amerikane se ia ka vjedhur stilin e modës.

Roisin Murphy (36) e njohur me modën e saj ekstravagante, pohon se
Stephany Jermanotta (25) e njohur si Lady Gaga po e imiton.
‘Kjo Lady Gaga është një kopje e mjerë e imja, tërësisht më ka vjedhur stlin’, tha ish-këngëtarja e hidhëruar e bendit Moloko, për ‘Irish Central’.

Kjo nuk është hera e parë që Jermanottan e cila bëri bum në skenën e popit me këngët ‘Poker-face’ dhe ‘Paparazzi’ ta akuzojnë për vjedhjen e stilit.
Më herët Christina Aguilera gjithashtu deklaroi se ‘nuk e di kush është kjo Lady gaga’ megjithatë i njeh elementet e pamjes së saj në të.

Vërtetë se kur klipet e tyre u paraqiten në të njëjtën kohë, ishte vështirë të njihet se cila është cila nga këto dy vajza identike me flokë të gjata të bardhë, balluke dhe shumë grim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here