Legjenda e rokut, Rod Stewart, ka folur rreth kohës kur shprehja “sex, drugs and rok n roll” ishte një realitet.

Pasi ka thënë se në kohën e tij mund ta kishte cilëndo femër që dëshironte, 67-vjeçari ka dhënë detaje të tjera, të cilat i ka përfshirë në librin “Rod: The Autobiography”.

Në një emision televiziv muzikanti i popullarizuar ka treguar se ai dhe shoqëria e tij (mes të tjerëve, kitaristi i “Rolling Stones”, Ronnie Wood), për shkak të djegies që u kishte shkaktuar në hundë kokaina, e kanë marrë atë përmes vrimës anale, ndërsa paraprakisht e kishin paketuar në mbështjellës për tableta.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë i varur nga droga, porse e ka përdorur atë me shoqëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here