Robie Williams pasi që definitivisht e la grupin “Take That”, vendosi që përsëri t’i dedikohet solo karrierës.

Ai tani e la edhe shtëpinë edituese “Emi” pas 15 vjetësh të kaluara së bashku, dhe Robie për një kohë albumet e tij do t’i publikojë në mënyrë të pavarur.

Robie, përndryshe, është në negociata me shtëpinë “Universal”, por me ta marrëveshjen do të mund ta nënshkruante tek në vitin e ardhshëm, kështu që këngëtari i njohur deri atëherë do të jetë “i detyruar” që këngët e tij t’i editojë nën “kujdesin personal”.

“Jam shumë i emocionuar për faktin se ekziston mundësia që t’i bashkohem ‘Universal-it’. Kjo do të thoshte shumë për karrierën time”, tha Robie Williams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here