Roberts ka prioritete të reja në jetëBuzëqeshja rrezëllitëse e aktores, që ka spikatur në pjesën më të madhe të filmave të saj, në filmin e fundit të aktores nuk shfaqet gjëkundi.

Në “Sekret në sytë e tyre”, aktorja shfaq anën e saj humane dhe jo atë sharmante siç ka ndodhur zakonisht. Fituese e çmimit “Oscar”, Julia Roberts interpreton në rolin e një oficereje policie të traumatizuar.

Në filmin i cili prej të premtes ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane, Roberts në rolin e oficeres Jess mbërrin në një skenë krimi, ku zbulon se viktimë është vajza e saj. Kjo skenë e shndërron atë në një njeri që është thyer dhe shkatërruar së brendshmi.

“Roli ishte jashtëzakonisht i vështirë, por m’u dha mundësia të tregoj një periudhë të gjatë dhe të vështirë të jetës së një personi. Asnjëherë më parë nuk kam interpretuar jetën e një personazhi për një kohë kaq të gjatë”, tha aktorja. Për “Sekret në sytë e tyre”, ku ajo shfaqet pa make up dhe me veshje të thjeshta, Julia shprehet se ky nuk është një film sipërfaqësor, transmeton “NOA”. Roberts, e cila punon në industrinë e filmit prej katër dekadash, shprehet se prioritetet e saj në jetë kanë ndryshuar që kur është bërë nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj, kinematografin Danny Moder.

“Mendoj se pasioni për të bërë filma nuk e udhëheq më jetën time, por kinemaja është një vend krijues që e vlerësoj shumë. Unë dhe Danny jemi të pasionuar pas tre fëmijëve tanë, dhe duam që ata të rriten të fortë dhe të lumtur. Kjo për ne është një përgjegjësi e madhe” , është shprehur aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here