Robert Redford: “Nuk kam asnjë keqardhje në jetën time”“Nuk kam asnjë keqardhje”. Janë të pakët ata që mund ta thonë diçka të tillë. Dhe nuk po flasim për kinemanë. Edhe pse personi për të cilin po flasim ka qenë Getsbi i Madh, Brubaker, Bob Uduord në “All President Men”, falë personazheve të tij të shumta, ai ka bërë që shumë femra nga e gjithë bota të dashurohen me të.

Donte të bëhej artist, ndoshta në Europë, e të paktën deri në Nju Jork, por përfundoi duke punuar në Hollivud, vend të cilin e përkufizon si “mbretëria e paraqitjes, një vend për njerëzit e ribërë ku arti është sekondar”. Pas pak muajsh do të bëjë 80 vjeç, pjesën më të madhe të viteve e ka kaluar në xhirime. Nuk është rastësi që pas krijimit të Festivalit të Kinemasë së pavarur më të famshme në botë, tani preferon të punojë me regjisorë të rinj. Ose ndoshta në filmat politikë, zhanër i vjetër që gjithnjë i ka pëlqyer.

Cili është sot raporti juaj me politikën, zonë ku e vërteta është vënë shpesh në provë?

Përpiqem të mos përfshihem. Kam mbështetur Obamën sepse ishte ora e ndryshimit. Sa më përpara ecet, as më shumë çdo gjë rrotullohet rreth parasë, është dëshpëruese. Por më intereson të tregoj politikën në filma. Dhe të dëshmoj se si koorporatat e mëdha kontrollojnë informacionin.

Edhe gazetaria duket aq zhgënjyese sa dhe politika. Si ka mundësi që njerëzit kanë reshtur së indinjuari?

Kam frikë se kështu është. Shpresa ime është që filmi im i ri “The Truth” të provokojë reflektim dhe debat: shumë amerikanë janë hutuar, dhe kanë humbur në tabletat e tyre, dhe nuk vlerësojnë cilësinë e informacionit që ata marrin. Manipulimi është një hap i shkurtër.

Si arrini të mbani pavarësinë në këtë që bëni?

Nuk është kurrë e lehtë. Edhe në kinema komandon paraja. Edhe filmat e pavarur nuk bëjnë numra të tilla si në filmat 007 dhe Captain America. Është një rrugë e vështirë, por unë do vazhdoj ta ndjek.

A keni humbur ndonjëherë ekuilibrin?

E kam humbur në të shkuarën. Humba sensin e gjërave, referencat e mia. M’u desh të bëja zgjedhje të rëndësishme. Dhe jam ndjerë shpeshherë i frikësuar.

Cilat janë momentet e karrierës suaj që ju kanë bërë të ndjeheni më krenarë?

Vështirë t’i përgjigjesh. Sigurisht “Butch Cassidy” sepse më pëlqente të bëja personat e jashtëligjshëm. Ky personazh më lejoi të shprehja mendimet e mia politike në një moment që SHBA-ja ishte shndërruar më shumë në formë se sa substancë. Dhe më pas kam bërë më shumë për dashurinë time për bejsbollin. Ose edhe filmi “All is Lost” që kam xhiruar në një varkë të vogël në brigjet e Sumatras dhe Madagaskarit, në mes të askundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here