Robert Pattinson është votuar si mashkulli i famshëm i veshur më së miri nga revista e modës GQ.

Zemërthyesi i filmave “Twilight” ka kryesuar listën e edicionit britanik të revistës, duke mposhtur anëtarët e grupit Take That (Gary Barlow, Mark Owen, Howard Donald dhe Jason Orange), të cilët u renditën në pozitën e dytë, dhe yllin e ‘Arctic Monkeys’, Alex Turner, që doli i treti.

Kryeministri britanik Gordon Brown është emëruar fytyra e famshme e veshur më së keqi, me komikun Russell Brand dhe liderin francez Nicolas Sarkozy që kanë mbyllur top treshin e ‘tmerrit’ në modë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here