Robert Pattinson dhe Kristen Stewart Aktorët e njohur të filmit “Twilight”, Robert Pattinson dhe Kristen Stewart,thuhet se janë duke jetuar së bashku në një apartament nën çati të një hoteli, në Kanada.

Sipas revistën britanike “More” aktorët kanë marrë me qira të gjithë katin e 34-të të hotelit Sheraton Wall Centre me çmim prej 850 dollarësh çdo natë, aktorët janë duke xhiruar vazhdimin e tretë të filmit në Vancouver, Kanada.

Robert dhe Stewart kanë dy dhoma të bashkuara nga një derë.

Ata e shfrytëzojnë dhomën e tretë për të dëgjuar muzikë ose për shikuar filma në një ekran të madh kur qëndrojnë brenda gjatë pauzave të xhirimit ose gjatë vikendeve”,lajmi bëhet i ditur nga revista britanike More.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here